Përplasja e helikopterit, Iraku ndihmë Iranit për shpëtimin e presidentit Raisi

Botë | 2 vite më parë

Iraku ka bërë të ditur se po i ofron ndihmë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit pasi media shtetërore iraniane tha se helikopteri i Presidentit Ebrahim Raisi u përfshi në “një aksident” si pasojë e kushteve të këqija moti.

Kryeministri irakian Mohamed Shia al-Sudani “udhëzoi ministrinë e brendshme, Gjysmëhënën e Kuqe të Irakut dhe autoritetet e tjera përkatëse që t’i ofrojnë Republikës Islamike të Iranit burimet e disponueshme për të ndihmuar në kërkimin e avionit të presidentit iranian”, zëdhënësi i qeverisë Bassem al-Aëadi. thuhet në një deklaratë.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se “një aksident i ndodhi helikopterit që mbante presidentin” në rajonin Jofa të provincës perëndimore të Azerbajxhanit Lindor.

Ekipi i kërkim-shpëtimit u drejtua në zonën e largët malore, thotë media shtetërore iraniane, duke shtuar se ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian ishte gjithashtu në bordin e avionit.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e një ekipi të Gjysmëhënës së Kuqe iraniane duke ecur në një shpat në mjegull të dendur, si dhe pamje të drejtpërdrejta të turmave të adhuruesve që recitonin lutjet në faltoren e shenjtë të Imam Rezait në qytetin Mashhad, vendlindja e Raisit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme