Zelenski: Rusia mund të intensifikojë ofensivën, na duhen më shumë avionë luftarakë

Botë | 2 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë ofensivën, por shtoi se Kievi do të pranonte vetëm një “paqe të drejtë”, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit.

Duke folur për median franceze te lajmeve ‘AFP’ ai përsëriti gjithashtu lutjet drejtuar aleatëve për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë në ndihmë të Ukrainës.

Presidenti Zelenski hodhi poshtë thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për një armëpushim gjatë Lojërave Olimpike që mbahen këtë vit në Paris, duke thënë se kjo do t’i jepte “përparësi” Moskës, duke i dhënë kohë për të lëvizur trupat dhe artilerinë. 

Presidenti Zelenski i kërkoi Kinës dhe vendeve në zhvillim të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë mbi paqen mes dhjetëra udhëheqësve të tjerë, takim që pritet të mbahet në një vend neutral si Zvicra muajin e ardhshëm.

Moska nuk është e ftuar në takim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme