Lufta, Blinken: SHBA 2 mld dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojë 2 miliardë dollarë shtesë në financimin ushtarak për Ukrainën.
Ai tha se armët dhe municionet e nevojshme po dërgohen me shpejtësi në vijat e frontit.
“Ukraina po përballet me sulmet brutale ruse” tha Blinken gjatë një konference shtypi në Kiev, duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, duke shtuar se ai diskutoi dërgesat e armëve me Kuleba dhe presidentin Volodymyr Zelensky.
“Ne po nxitojmë me municion, automjete të blinduara, raketa, mbrojtje ajrore. Duke i nxituar ata të shkojnë në vijën e parë për të mbrojtur ushtarët, për të mbrojtur civilët”, tha Blinken, duke theksuar se mbrojtja ajrore është përparësi kryesore.
Blinken tha gjithashtu se Uashingtoni mbështet fuqishëm një samit të paqes të Ukrainës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Zvicër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




