Marrëveshja tregtare BE–Kanada, Senati francez nuk e ratifikoi, 211 vota kundër traktatit

Botë | 3 vite më parë

Senati francez me shumicë dërrmuese votash kundër, nuk ratifikoi marrëveshjen e  tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke i dhënë një goditje qeverisë së presidentit Emanuel Makron.

Votimi kundër në Dhomën e Lartë të parlamentit francez erdhi pasi kundërshtarët e presidentit Makron , si majtas edhe djathtas, u bashkuan në një aleancë të pazakontë për të pamundësuar miratimin  e marrëveshjes. Pas skenave të tensionuara që rrallë shihen në Dhomën e Lartë të parlamentit francez, traktati u rrëzua me 211 vota kundër të senatorëve, ndërsa vetëm 44 votuan pro.

Makron dhe aleatët e tij parlamentarë arritën të miratonin marrëveshjen në Asamblenë Kombëtare në vitin 2019 me një diferencë të vogël votash, por për t’u ratifikuar nevojitet mbështetja nga Senati, ku ata janë pakicë. Edhe pse vota kundër është një pengesë për qeverinë franceze, ajo nuk e anulon në vetvete marrëveshjen.

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, refuzimi bëhet efektiv vetëm nëse qeveria njofton zyrtarisht Unionin, gjë që Makron nuk pritet ta bëjë. Marrëveshja Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare e njohur si CETA kërkon ratifikimin nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për të hyrë plotësisht në fuqi.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme