Dita e tretë e konfliktit në Sudan, rreth 100 civilë të vdekur

Të shtëna të vazhdueshme me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm (17 prill) në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum. Si pasojë rreth 100 civilë kanë vdekur, 365 janë plagosur, 3 prej tyre punonjës të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, raporton BBC.
Luftimet pasojnë pas një përçarje midis liderëve të ushtrisë sudane dhe një grupi rival paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Të dielën (16 prill), të dy palët respektuan një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e të plagosurve.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka ndërprerë përkohësisht punën e tij në vend pasi tre nga stafi i tij u vranë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se Shtëpia e Bardhë është “konsultuar nga afër” për situatën në Sudan. Ai thotë se armiqësitë duhet të përfundojnë menjëherë, me një kthim në bisedime.
Ndërkohë, homologu britanik i Blinken, James Cleverly, u ka bërë thirrje gjeneralëve të përfshirë në luftime “të vënë paqen në radhë të parë”
Që nga një grusht shteti në tetor 2021, Sudani është drejtuar nga një këshill gjeneralësh dhe ka dy ushtarakë në qendër të mosmarrëveshjes. Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është kreu i forcave të armatosura dhe në fakt presidenti i vendit dhe zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), Gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti.
Ata nuk kanë rënë dakord për drejtimin në të cilin po shkon vendi dhe lëvizjen e propozuar drejt sundimit civil. Një nga pikat kryesore të pengesave është mbi planet për të përfshirë RSF-në prej 100,000 trupash në ushtri dhe kush do të drejtonte më pas forcën e re.
Dhuna pason ditë tensioni pasi anëtarët e RSF-së u zhvendosën në të gjithë vendin në një lëvizje që ushtria e pa si një kërcënim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




