Cikloni shkatërrues godet Zelandën e Re, 9 viktima dhe 10 të zhdukur, kryeministri: Katastrofa më e keqe natyrore

Botë | 4 vite më parë

Numri i viktimave nga cikloni Gabriel në Zelandën e Re ka shkaar në 9, teksa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi kërkimet vazhdojnë për 10 persona të zhdukur në komunitete të izoluara në të gjithë vendin.

Dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë vendin, teska qarkullimi i automjeteve u ndërpre në shumë rrugë. Banorët u ngjitën në çatitët e ndërtesave të përmbytura, ndërsa rrëshqitjet e dheut goditën vendbanimet.

Kryeministri Chris Hipkins e kosndieroi atë ” katastrofën më të keqe natyrore ” të Zelandës së Re në dekada dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi autoritetet nuk kishin rivendosur kontaktet me disa komunitete të ndërprera.

Gati 5,000 njerëz nuk kanë qenë në kontakt me të afërmit apo miqtë që kur cikloni goditi vendin. Policia vlerëson se shumica e tyre thjesht nuk kanë akses në rrjetet e komunikimit, pasi 62 mijë familje mbeten pa energji elektrike./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme