Paneli hetimor: UEFA përgjegjëse për prag fatkeqësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Hetuesit e emëruar nga UEFA kanë bërë përgjegjës institucionin drejtues të futbollit evropian, për dështimet kaotike të sigurisë në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 në Paris. Kjo rrezikoi jetën e tifozëve të Liverpool dhe Real Madrid.
“Është e pabesueshme që askush nuk humbi jetën,”- nënvizoi paneli hetimor në një dokument prej 220 faqesh të botuar të hënën, gjë që do të ishte një “katastrofë masive me viktima”.
“Paneli ka arritur në përfundimin se UEFA, si pronar i ndeshjes, mban përgjegjësinë kryesore për dështimet që pothuajse çuan në katastrofë,”- thuhet në raport.
Një operacion i dështuar i sigurisë bëri që dhjetëra mijëra tifozë të mbaheshin në radhë për orë të tëra përpara ndeshjes së 28 majit në Stade de France me kapacitet prej 75,000 personash, i cili do të jetë një vend kyç për Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Shumë tifozë u qëlluan me gaz lotsjellës nga policia para ndeshjes, e cila u vonua me gati 40 minuta.
Pas fitores 1-0 të Madridit, dhjetëra tifozë u grabitën duke dalë nga stadiumi nga ana e banorëve vendas në lagjen e varfër Saint-Denis. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



