Shefi i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës: Moska mund të synojë Kharkivin ose Zaporizhzhian në një ofensivë të re

Botë | 4 vite më parë

Moska mund të synojë Kharkivin ose Zaporizhzhia në një ofensivë të re. Deklarata është bërë nga Shefi i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov. Ky i fundit, theksoi se nëse Kremlini do të ndërmarrë një shtyesë të re në rajonet verilindore të Kharkiv ose Zaporizhzhia, suksesi i ofensivës do të varet nga focat ukrainase.

“Sigurisht që do të bëhen përpjekje për një ofensivë ose në drejtim të Kharkiv ose Zaporizhzhia. Se sa do të jenë të suksesshëm do të varet nga ne”, tha ai.

Zyrtarët e lartë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelenskiy , kanë thënë se Moska do të përpiqet të kryejë një tjetër ofensivë të madhe me trupa të sapomobilizuara në javët e ardhshme, ndërsa afrohet njëvjetori i pushtimit rus më 24 shkurt.

“Ata duhet të kenë diçka për të treguar përpara njerëzve të tyre dhe kanë një dëshirë të madhe për të bërë diçka të madhe, siç e shohin ata, deri në këtë datë”, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme