Sanksionet e Perëndimit për naftën/ Rusia humbet 160 milionë euro në ditë për shkak të embargos

Rusia e cila njihet si një nga eksportueset më të mëdha në botë të naftës, po humbet rreth 160 milionë euro në ditë për shkak të embargos së vendosur nga Perëndimi.
Humbjet ekonomike mund të arrijnë deri në 280 milionë euro në ditë pas 5 shkurtit. Kjo datë është edhe afati i fundit që BE vendosi për 27 shtetet e saj anëtare për të hequr gradualisht të gjitha importet nga deti të produkteve të naftës të rafinuar.
Gjetjet u publikuan të mërkurën nga Qendra për Kërkime – CREA, një organizatë e pavarur kërkimore me qendër në Helsinki.
“Ndalimi i naftës i BE-së dhe kufiri i çmimit të naftës më në fund kanë filluar dhe ndikimi është aq i rëndësishëm sa pritej”, ka vlerësuar Lauri Myllyvirta, analisti kryesor në CREA, në një njoftim për shtyp.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentonte raportin, duke thënë thjesht “ne do ta lëmë të flasë vetë”. Nga ana tjetër, Kremlini shprehu skepticizëm dhe tha se ishte shumë herët për të nxjerrë përfundime rreth humbjeve ekonomike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




