Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare, vajza e Elvis Presley-t

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, Lisa Marie Presley, fëmija i legjendës së rock’n’roll, Elvis. Lajmin e ka bërë me dije mamaja e saj, Prisilla Presley.
“Me zemër të rëndë më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë. Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë. Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë”, tha Priscilla Presley. Këngëtarja Lisa Marie, u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi arrest kardiak, por nuk ia doli. E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ylli publikoi tre albume, me albumin e saj debutues në studio të vitit 2003 që shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.
Ylli ishte gjithashtu i njohur për një seri martesash të profilit të lartë me legjendën e popit Michael Jackson, aktorin Nicholas Cage dhe muzikantët Danny Keough dhe Michael Lockwood. Ajo kishte katër fëmijë, duke përfshirë aktoren Riley Keough. Djali i Presleyt, Benjamin Keough, vrau veten në vitin 2020. Presley u pa për herë të fundit në publik mbrëmjen e së martës në Golden Globes Awards në Beverly Hills.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




