Ministri i Jashtëm grek, letër Borrell: BE të marrë masa ndaj provokimeve turke

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i ka dërguar një letër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, duke akuzuar Turqinë për provokime në Farmakonisi.
Sipas Dendias, zyrtarët turq po provokojnë çdo ditë me deklarata dhe kërcënime agresive. Dendias thekson se Greqia ka nevojë për mbështetjen e BE, nëse Turqia vazhdon me provokimet, duke kërkuar që të merren masa dhe t’i imponojnë Turqisë kosto ekonomike.
Në mënyrë të veçantë, në letrën e dërguar nga Dendias, ai i referohet ngjarjes së ndodhur të enjten e datës 5 janar, ku një skaf patrullimi i rojes bregdetare, gjatë kryerjes së detyrës së porositur për të identifikuar tre peshkatarë turq, mjetet lundruese që po peshkonin në zonën detare në juglindje të Farmakonisit, brenda ujërave territoriale greke, u ngacmuan nga një mjet lundrues turk në det të hapur.
“Kjo praktikë e përsëritur turke, krijon një mjedis të rrezikshëm sigurie dhe rrit mundësinë e një aksidenti, i cili mund të përdoret si mjet nga Ankaraja për të përshkallëzuar tensionin mes Greqisë dhe Turqisë”, shkruan ai mes të tjerash./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




