Zelensky: S’do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Nuk është trilogji

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore.
“Nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore. Nuk është trilogji”, ka theksuar presidenti ukrainas teksa ka dërguar sërish një mesazh përmes video-transmetimit, ku falënderoi aleatët e Kievit që ai i quan nga “bota e lirë”.
Ndërkaq, më herët Zelensky ishte takuar me aktorin amerikan Sean Penn teksa ky i fundit i kishte dhuruar Zelenskyt në Kiev Oskarin që e kishte fituar, duke kërkuar nga presidenti që t’ia kthejë kur të përfundojë lufta.
Ndërkaq Zelensky është shprehur se “lufta në Ukrainë akoma nuk ka përfunduar, por se ka ndryshuar loja e dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë”.
“Para nesh kemi beteja dhe lot. Por tani mund t’ju them se kush ka qenë më i mirë në vitin e kaluar – ju në botën e lirë, që jeni të bashkuar rreth mbështetjes së popullit të lirë ukrainas”, shtoi Zelensky./rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




