Pak orë pas vizitës së papritur të Ministres gjermane, Kharkiv bombardohet nga sulmet ruse

Disa orë pas vizitës së ministres së jashtme gjermane në Ukrainë, ka nisur një breshëri sulmesh nga Rusia. Guvernatori rajonal ka deklaruar se sulmet ruse goditën qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv disa orë pas një vizite të papritur të ministres së jashtme gjermane me homologun e saj ukrainas.
“Qëndroni në strehimore. Pushtuesit po bombardojnë sërish!”, paralajmëroi Guvernatori rajonal Oleg Synegub. Annalena Baerbock u zotua për mbështetje të mëtejshme gjermane për Kievin në udhëtimin e saj të paparalajmëruar, por kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha se refuzimi i Berlinit për të dërguar tanke luftarake vendit të tij, po i kushtonte jetë.
“Në të gjitha pjesët e Ukrainës, nga Kharkiv në Kherson në Kiev, njerëzit duhet të dinë se mund të mbështeten në solidaritetin dhe mbështetjen tonë,” tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




