Votimi i OKB-së në favor të Palestinës, Netanyahu: I neveritshëm dhe aspak detyrues për Izraelin

Izraeli e ka quajtur të turpshme rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për referimin e “pushtimit” të “territorit palestinez” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Netanyahu e përshkroi vendimin si “të neveritshëm”, duke thënë se “populli hebre nuk është pushtues në tokën e tij”.
“Ata nuk janë pushtues në kryeqytetin tonë të përjetshëm, Jerusalem, dhe nuk ka asnjë rezolutë të Kombeve të Bashkuara që mund ta shtrembërojë atë fakt historik“, tha Netanyahu.
Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që i bën thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të shqyrtojë çështjen e pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.
Rezoluta fitoi mbështetjen e 87 votave, 26 kundërshtimeve dhe 53 abstenimeve, në mes të ndarjes së vendeve perëndimore për këtë çështje, ndërsa vendet arabe votuan unanimisht në favor të saj, përfshirë ato që normalizuan marrëdhëniet e tyre me Izraelin./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




