Biden vlerëson Zelenskyn : “Ju jeni absolutisht njeriu i vitit! Jeni i tillë për gjithë botën!”

Botë | 4 vite më parë

”Ju jeni absolutisht njeriu i vitit!”. Presidenti i SHBA Joe Biden ia tha këtë udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky të cilin e priti sot në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky u kurorëzua si personi i vitit nga revista “Time” pak kohë më parë. 

“Ju nuk jeni vetëm njeriu i vitit për botën, por veçanërisht për ne amerikanët. Mirë se vini!”, tha Biden.

Pas takimit me Biden, Zelensky pritet t’i drejtohet Kongresit Amerikan mbi situatën në Ukrainë dhe veprimet që duhen ndërmarrë kundrejt Rusisë.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme