Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse ndërton bazë në Mariupolin e pushtuar, publikohen imazhet satelitore

Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake, pamjet e së cilës janë kapur nga satelitë dhe janë publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës “Maxar”.
Kompleksi i ri në formë U ndodhet afër qendrës së qytetit. Në çatinë e saj, shihet ylli i kuq, i bardhë dhe blu i ushtrisë ruse, me shkronjat që lexojnë: “Për njerëzit e Mariupolit”.

Forcat e Moskës rrethuan qytetin gati tre muaj më parë dhe breshëritë e vazhdueshme të artilerisë e lanë pjesën më të madhe të tij në gërmadha.
Zyrtarët ukrainas vlerësuan muajin e kaluar se rreth 25,000 civilë u vranë në sulme, ndërsa OKB-ja tha se kishte konfirmuar vdekjen e 1,348 civilëve, por numri i vërtetë i vdekjeve dyshohet se është shumë më i lartë./ BBC

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




