Britania e Madhe: Rusia po investon të gjithë forcën ushtarake në Donetsk, por përparimet janë të vogla

Botë | 4 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur se Rusia po investon përpjekje të mëdha ushtarake për të marrë qytetin Donetsk, por përparimet e saj ën rajonin e Ukrainës janë të vogla.

Sipas Britanisë së Madhe, Rusia planifikon të rrethojë qytetin Bakhmut në Donetsk duke çuar një pjesë të madhe të forcave të saj ushtarake në këtë zonë.

“Sulmet ruse ndaj qytetit Bakhmut kanë nisur që në fillim të gushtit 2022 pasi kapja e këtij qytetit do t’i lejonte Rusisë të kërcënonte zonat më të mëdha urbane si Kramatorsk dhe Sloviansk në rajonin e Donetskut”, tha ministria britanike e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se fushata ka qenë e kushtueshme në mënyrë disproporcionale për Rusinë, në raport me përfitimet që ka marrë.

“Ekziston një mundësi reale që kapja e Bakhmut të jetë bërë kryesisht një objektiv simbolik, politik për Rusinë”, tha ministria britanike e Mbrojtjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme