Sulmet ruse në objektet energjetike, Zelensky: 6 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji

Rreth gjashtë milionë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmeve ruse në objektet e energjisë. Lajmin e ka bërë me dije Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e parë zyrtare të dimrit, gati gjashtë milionë njerëz në shumicën e rajoneve të Ukrainës nuk kanë energji elektrike”, tha Zelensky.
Të mërkurën (30 nëntor), shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës ka thënë se nëntë persona janë vrarë nga zjarret, pasi kanë thyer rregullat e sigurisë në përpjekje për të ngrohur shtëpitë e tyre.
“Vetëm ditën e fundit ka pasur 131 zjarre në Ukrainë, 106 prej tyre në sektorin e banesave. Nëntë persona vdiqën, tetë u plagosën”, tha shërbimi i urgjencës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




