Solidariteti energjetik, Gjermania dhe Franca nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët

Botë | 4 vite më parë

Gjermania dhe Franca kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të forcuar solidaritetin energjetik, njoftuan kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja franceze, Élisabeth Borne, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin. 

“Miqtë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në kohë nevoje. Gjermania dhe Franca janë shembull i solidaritetit të përbashkët evropian“, tha Scholz.

Kryeministrja franceze u shpreh se marrëveshja do të ketë efekte konkrete dhe do të mbrojë qytetarët në të dy vendet.

“Është një tekst i rëndësishëm që do të ketë efekte konkrete dhe do të mbrojë qytetarët në të dy vendet. Dy vendet tona kanë nevojë për njëri-tjetrin për të kapërcyer krizën energjetike dimrin e ardhshëm“, tha Borne.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë acaruar muajt e fundit për shkak të qëndrimeve të ndryshme për çështje kyçe, si energjia, mbrojtja dhe politikat industriale. Udhëtimi i Borne në Berlin shihet si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet.

Scholz tha se Gjermania dhe Franca mbështesin Ukrainën kundër pushtimit rus dhe i bëri thirrje Rusisë të ndalojë bombardimin e infrastrukturës kritike të Ukrainës./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme