Ukrainë/ Këshilltari i qeverisë: Rikthejmë shumë shpejt energjinë elektrike në Kiev

Botë | 4 vite më parë

Furnizimi me energji elektrike në kryeqytetin ukrainas, Kiev, do të jetë afër niveleve normale deri të shtunën, sipas një këshilltari të ministrisë së energjisë të vendit.

Oleksandr Kharchenko, drejtor i Qendrës Kërkimore të Industrisë së Energjisë, tha në një konferencë se faktori kryesor në rivendosjen e energjisë në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën ishte funksionimi i tre centraleve bërthamore funksionale të vendit. Ai tha se priste që ata të punonin me kapacitet normal deri të premten mbrëma.

“Tani faktori kyç janë termocentralet bërthamore. Aktualisht ka mungesë të prodhimit të energjisë. Duke gjykuar nga situata, termocentralet tona bërthamore do të arrijnë kapacitetin e tyre normal të planifikuar deri sonte. Kjo do të thotë që ne do të kthehemi në oraret e planifikuara të ndërprerjeve dhe njerëzit do të marrin energji elektrike për të paktën 16 deri në 18 orë në ditë. Qyteti i Kievit do të ketë pak a shumë mbulim normal me energji elektrike nesër”, tha Kharchenko.

Kharchenko nuk tha se kur priste që furnizimi me energji elektrike për pjesën tjetër të vendit të përmirësohej.

Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore, sipas Shoqatës Botërore Bërthamore. Para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt, 15 reaktorët në katër termocentralet e saj prodhonin rreth gjysmën e energjisë elektrike të vendit.

Sulmet dëmtuan ose shkatërruan më shumë se gjysmën e pajisjeve kryesore të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë në Ukrainë.

“Bota nuk do të prodhojë sasinë e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e Ukrainës edhe brenda një viti. Tani jemi në diskutime me të gjithë prodhuesit e pajisjeve të tilla”, tha ai.

Kharchenko bëri thirrje që gjeneratorët të zbusin ndikimin e goditjeve të mëtejshme.

“Aktualisht jemi duke kërkuar gjeneratorë të të gjitha niveleve të energjisë, nga e gjithë bota, për të siguruar qytetet tona në rast të ndërprerjes së energjisë,” tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme