SHBA/ Nancy Pelosi dorëhiqet si udhëheqëse e Demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve

Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka dhënë dorëheqjen pas 2 dekadash në këtë post, një lëvizje që shënon fundin e një epoke dhe krijon një përmbysje të madhe për demokratët e Dhomës.
Në një fjalim të enjten, Pelosi mbështeti iniciativat legjislative të demokratëve dhe vuri në dukje, teksa shtoi se ata duhet të lëvizin me më shumë guxim në ardhmen.
“Ka ardhur koha që një brez i ri të udhëheqë grupin demokratik,” tha ajo.
Pelosi theksoi se do të vazhdojë të “përfaqësojë qytetarët e San Franciskos” si një kongresmene, por nuk do të kërkojë rizgjedhjen në postin drejtues. Njoftimi i saj vjen pasi demokratët humbën shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, por ruajtën kontrollin e Senatit në zgjedhjet afatmesme./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




