OKB: Mizoritë ruse në Mariupol do të lënë gjurmë të pashlyeshme

Botë | 4 vite më parë

“Mizoritë kundër popullsisë civile  në Mariupol do të lënë një gjurmë të pashlyeshme edhe në brezat e ardhshëm”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët dhe të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet .

“Midis shkurtit dhe fundit të prillit, Mariupol ishte ndoshta vendi më vdekjeprurës në Ukrainë“, tha Bachelet duke paraqitur një raport të përditësuar mbi situatën në qytetin port të rëndësishëm strategjik.

“Intensiteti dhe shtrirja e luftimeve, shkatërrimi, numri i të vdekurve dhe të plagosurve sugjerojnë fuqimisht se ka pasur shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut“, tha ai.

Zyrtari i OKB-së foli për “prindërit që janë detyruar të varrosin fëmijët e tyre, njerëzit që kanë parë miqtë e tyre të bëjnë vetëvrasje, familjet që janë ndarë, të gjithë ata që u është dashur të largohen nga një qytet i dashur pa qenë të sigurt se do ta shohin përsëri” .

Ai vuri në dukje se qeveria ukrainase ka raportuar tashmë 1,348 vdekje civile, duke përfshirë 70 fëmijë , të lidhur drejtpërdrejt me përleshjet e dhunshme që kanë shkatërruar qytetin.

“Këto vdekje u shkaktuan nga sulmet ajrore, sulme tankesh dhe artilerie, si dhe armët e vogla dhe të lehta gjatë betejave në rrugë“, tha Michelle Bachelet.

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut vlerëson se deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit janë dëmtuar ose shkatërruar dhe rreth 350,000 njerëz janë detyruar të largohen nga qyteti, sipas Michelle Bachelet./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme