Scholz: Putin nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se presidenti rus Vladimir Putin do të negociojë seriozisht për paqen vetëm pasi të kuptojë se nuk mund të thyejë mbrojtjen e Ukrainës raporton BBC.

Scholz thotë se Putin “nuk do ta fitojë” luftën në Ukrainë dhe tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet e tij strategjike.

“Ne duhet ta bëjmë Putinin të kuptojë se nuk do të ketë një paqe të diktuar, Ukraina nuk do ta pranojë atë”, thotë Scholz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai thotë se kostot për Putinin dhe regjimin e tij janë të mëdha dhe vazhdojnë të rriten çdo ditë.

Scholz gjithashtu premton se Gjermania do t’i japë fund përdorimit të naftës ruse deri në fund të vitit dhe po punon shumë për t’i dhënë fund varësisë së saj nga gazi rus.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme