Biden: Tërheqja përfundimtare e SHBA nga Afganistani do të jetë më 31 gusht

Presidenti amerikan Joe Biden i reziston presionit politik dhe konfirmon për G7 se tërheqja përfundimtare e SHBA nga Afganistani do të jetë më 31 gusht, raportuan burime të administratës amerikane të cituara nga media.
Biden ka vendosur të ndjekë rekomandimet e Pentagonit, udhëheqësit e të cilit do të ishin kundër zgjatjes së afatit për tërheqjen nga Kabuli, ku aktualisht ka më shumë se 5 000 ushtarë amerikanë të angazhuar në operacionet e evakuimit.
Numri një i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Pentagonit që të përgatisë “plane emergjente” për të zgjatur qëndrimin në Kabul nëse është e nevojshme.
Ishte kryeministri britanik Boris Johnson ai që hapi dhe mbylli video-samitin e udhëheqësve të G7 mbi dosjen afgane, të mbledhur në një format të jashtëzakonshëm pas kapjes së Kabulit nga një pjesë e talebanëve pas tërheqjes së mbetjet kontigjente të vendeve të NATO -s.
Në qendër të diskutimit, koordinimi i evakuimeve të të huajve dhe një pjese të afganëve të konsideruar më të rrezikuar (ish bashkëpunëtorë të misionit të NATO -s në primis) deri më 31 gusht, si dhe çështja e masave diplomatike që duhen marrë për të promovuar mbrojtjen e civilëve dhe të drejtat e tyre në vend dhe atë të qasjes në ndihma humanitare.
Nga ana tjetër, hipoteza e shtyrjes së tërheqjes së ushtarëve përgjegjës për kryerjen e operacioneve të evakuimit nga aeroporti i Kabulit përtej afatit të fundit të muajit tashmë të dakorduar në atë kohë nga Uashingtoni me talebanët duket e paarritshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




