Përplasje në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, të paktën 42 persona të plagosur

Të paktën 41 palestinezë, mes të cilëve edhe një 13-vjecar, si dhe një ushtar izraelit janë plagosur pas zjarrit të hapur nga izraelitët në kufirin mes Gazës dhe IZraelit.
Dhuna shpërtheu pasi qindra palestinezë morën pjesë në një demonstratë që u zhvillua të shtunën në organizimin e Hamasit kundër bllokdës izraelito-egjiptiane ndaj territorit. Demonstrata përshkallëzoi pasi dhjetra persona iu afruan gardhit kufitar, duke hedhur gurë dhe eksplozivë ndaj ushtarëve izraelit.
Ushtria izraelte ndërkohë ka bërë të ditur se pas demonstratës së dhunshme, avionët luftarakë kanë goditur katër godina të prodhimit dhe magazinimit të armëve që i përkisin Hamasit dhe se ushtria ka zbarkuar trupa shtesë në rajonë pranë kufirit me enklavën palestineze.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




