Tërmeti i fuqishëm në Haiti, shkon në mbi 1400 numri i personave që kanë humbur jetën

Botë | 5 vite më parë

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi Haitin gjatë fundjavës ka shkuar në mbi 1,419, ndërsa ai i të plagosurve në 6,000, sipas njoftimit të autoriteteve atje.  Por tashmë vendi po rrezikohet edhe nga stuhia tropikale Grace, e cila pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA.

Stuhia pritet të godasë Haitin këtë të martë në mbrëmje. Situata nga reshjet e mundhsme pritet ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen e banorëve të pastrehë ndërsa disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Republikën Dominikane, Meksikën dhe Ekuadorin, kanë duke dërguar staf, ushqime të paketuara dhe furnizime mjekësore.

Kryeministri Ariel Henry, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në katër rajonet më të prekura tha: “Ne kërkojmë një përgjigje më adekuate pas tërmetit të vitit 2010. E gjithë ndihma e huaj duhet të koordinohet nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile,” tha kreu i shtetit, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të tregojnë “unitet”. “Lërini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja,” paralajmëroi Henry banorët e vendit më të varfër në Hemisferën Perëndimore, e cila është zhytur në një krizë edhe më të thellë që nga vrasja e Presidentit Jouvenel Moise më 7 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme