COVID-19. Zelanda e Re mbyll kufijtë deri në vitin 2022

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi se kufijtë e vendit do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të vitit, sepse tani përparësia është vaksinimi i të gjithë popullsisë dhe mbajtja e aktiviteteve ekonomike të hapura.
Zelanda e Re konsiderohet si një nga vendet që ka menaxhuar më mirë pandeminë e koronavirusit, me vetëm 26 vdekje nga një popullsi prej pak më pak se pesë milion banorë.
“Ne thjesht nuk jemi ende në gjendje të rihapemi plotësisht”, tha Ardern duke folur në një forum kushtuar “Rilidhjes së Zelandës së Re me botën”.
Kryeministrja gjithashtu parashikoi që kur vendi të rihapet vitin e ardhshëm, udhëtarët e vaksinuar nga zonat me rrezik të ulët do të jenë në gjendje të hyjnë pa karantinë, ndërsa rastet e tjera do të duhet të izolohen ose të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




