Erdogan: Zjarret kërcënim global i njëjtë me Covid-19

Zjarret pyjore janë një kërcënim global ashtu si pandemia e Covid-19, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
”E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është edhe si një kërcënim terrorist”, tha Erdogan në një intervistë televizive të drejtpërdrejtë.
Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.
”Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve”, shtoi presidenti turk.
Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




