Kapet pas dy vitesh në arrati ish-kreu i Ndranghetës italiane

Domenico Paviglianiti, i konsideruar si një nga mafiozët më mizorë dhe ish-kreu i Ndranghetës është arrestuar nga Policia Italiane, pas dy vitesh në arrati. Ai u paraqit si “shefi i të gjithë shefave” në grupin mafioz të lartpërmendur të viteve ’80 dhe ’90, dhe streha e të cilit është në Kalabri.
Ndrangehta konsiderohet si një nga mafiet më të mëdha në botë, me ndikim në të gjithë planetin. Paviglianiti është arrestuar fillimisht në Spanjë në vitin 1996, e më pas u ekstradua në Itali, ku dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e vendit.
Ai u lirua në tetor të 2019-ës, pas një gabimi procedural dhe që nga ajo kohë u vendos në Spanjë. Në janar të këtij viti, ai u dënua me një burg shtesë prej 12 vjetësh në mungesë në Bologna.
Kjo është arsyeja pse ai u arrestua përsëri në Madrid, falë aksionit të përbashkët të policisë spanjolle dhe karabinierët italianë. Veç arrestimit, policia konfiskoi gjashtë telefona celularë, 6,000 euro para të gatshme dhe dokumente të rreme portugeze që ish-mafiozi kishte me vete.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




