Arrestohet 79-vjeçarja, bosja e trafikut të drogës në Portugali

Një operacion i përbashkët i Gardës Civile, Policisë Kombëtare dhe Policisë Gjyqësore të Portugalisë ka urdhëruar arrestimin e tre personave me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real si autorë të dyshuar të trafikut të drogës. Ndër të arrestuarit është një grua 79-vjeçare, e identifikuar nga hetuesit si drejtuesja e dyshuar e rrjetit të trafikut të drogës.
Pas dëshmisë së saj u arrestuan dhe të tjerët, dy burra të moshës 26 dhe 60 vjeç, banorë të Alicante dhe Blanes (Girona). Anëtarët e grupit, të cilët kishin krijuar një kompani në Portugali për të justifikuar marrjen e kontejnerëve ku fshihnin drogën, vizituan Spanjën duke kërkuar grupe të tjera kriminale të interesuara në shitjen e mëvonshme të substancës narkotike por aty u zbuluan nga policia që i përgjonte prej kohësh.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




