Zjarret në Turqi, situata po vihet gradualisht nën kontroll, 60 shtëpi të djegura plotësisht

Zjarret në Turqi të cilët kishin shpërthyer në 26 provinca po vihen gradualisht nën kontroll ku 81 nga 98 vatrat janë drejt shuarjes ndërsa numri i viktimave fatmirësisht nuk është rritur nga dita e djeshme janë vetëm 4 të vdekur nga zjarret. Mediat turke bëjnë me dije se zjarret e vëna nën kontroll janë kryesisht në provincat e Adana, Antalia, Muğla, Mersin, Mirzmir dhe Osmaniye. 60 shtëpi janë djegur plotësisht ndërsa 11 të tjera janë dëmtuar nga zjarret. Dëmet kanë qenë të mëdha edhe në bagëti, të mbjella dhe në pyje. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nga ajri dhe nga toka zjarri është devijuar nga zonat e banuara dhe po bëhet shuarja edhe në pyje. Presidenti Erdoğan njoftoi se zonat e prekura nga zjarret në pyje u shpallën si “Zona të Fatkeqësive që Ndikojnë në Jetën e Përgjithshme” dhe tha se do të marrë hapat e nevojshmë për të kompenduar humbjet e vazhdueshme të kombit.
“Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të shëruar plagët e kombit tonë, për të kompensuar humbjet e tij dhe për të përmirësuar mundësitë e tij edhe më mirë se më parë.” tha Erdogan. Zjarret në Turqi kanë nisur prej 3 ditësh dhe fillimisht vatrat ishin të përhapur pranë qytetit turistik bregdetar të Manavgat, në provincën e Antalias, por më pas për shkak të erërave u përhapen masivisht edhe në zona të tjera. Fillimisht u lajmërua vetëm për 3 viktima por dje ndërroi jetë fatkeqësisht një 23-vjeçar I cili kishte shkuar në ndihme të zjarrfikësve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




