Sulm gjatë funeralit në Irak

Disa persona janë vrarë gjatë një funerali në veri të Irakut, tha ushtria irakiane. Një zyrtar i sigurisë së Irakut tha se tetë persona janë vrarë, në mesin e të cilëve ka civilë dhe policë, duke shtuar se militantët e armatosur hapën zjarr ndaj turmës. Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, tha se sulmi është kryer nga grupi militant, Shteti Islamik (IS). Ai pas sulmit vetëvrasës të 20 korrikut në një treg në Bagdad, ku u vranë të paktën 30 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.
Në janar, 32 persona u vranë dhe 110 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në Bagdad. IS-i mori përgjegjësinë për këto dy sulme. Iraku ka shpallur fitore ndaj IS-it në dhjetor të vitit 2017, pasi rimori nën kontroll shumicën e territoreve që ky grup ekstremist kishte kapur që prej vitit 2014. Megjithatë, anëtarët e këtij grupi terrorist kanë vazhduar që të kryejnë sulme në mbarë Irakun.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




