Gjenocid ndaj njerëzimit, kush është 95-vjeçarja që akuzohet për 100 mijë vrasje

Një grua 95-vjeçare, e cila ka punuar për komandantin e një kampi përqendrimi nazist, është vënë nën akuzë në Gjermaninë veriore për ndihmë në vrasje masive. Gruaja, e identifikuar në media si Irmgard F. dhe që jeton në një azil në Pinneberg afër Hamburgut, akuzohet në lidhje me më shumë se 10,000 vrasje. Ajo ka shërbyer si sekretare e komandantit të SS të Stutthof, një kamp brutal nazist, pranë Gdanskut të ditëve të sotme, ku rreth 65,000 të burgosur vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Është e paqartë nëse ajo do të përballet me gjyqin, ndërkohë që roli i saj është ende duke u hetuar. Stutthof u krijua në 1939, në atë që ishte atëherë Polonia e okupuar nga nazistët dhe rojet filluan të përdorin dhomat e gazit atje në qershor 1944. Trupat sovjetike e çliruan atë në maj 1945, ndërsa lufta po mbaronte.
Rreth 100,000 të burgosur u mbajtën në Stutthof në kushte mizore. Shumë vdiqën nga sëmundja dhe uria, disa u eliminuan me gaz helmues dhe të tjerëve iu dhanë injeksione vdekjeprurëse. Shumë nga viktimat ishin hebrenj, por kishte edhe polakë jo hebrenj dhe ushtarë sovjetikë të kapur rob.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




