Shkeli rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, WhatsApp drejt gjobës 50 milionë euro

Botë | 6 vite më parë

Aplikacioni WhatsApp, në pronësi të kompanisë Facebook, mund të marrë një gjobë deri në 50 milion euro për shkelje të rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Aplikacioni u akuzua për mosdhënien e informacionit adekuat për përdoruesit në lidhje me ndarjen e të dhënave me Facebook.

Sipas asaj që mësohet nga burimet, javën e ardhshme Komiteti për Privatësinë i BE (EDPB) duhet të diskutojë rastin gjatë seancës plenare të tij me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave.

Sanksioni paraprak, mbi të cilin ende po konsultohen agjencitë e ndryshme të privatësisë së BE-së, mund të përfaqësojë një nga më të lartit e vendosur ndonjëherë në bazë të Rregullores së Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), në fuqi që nga viti 2018.

WhatsApp mund të marrë një gjobë midis 30 dhe 50 milion euro për mosrespektimin e plotë të kërkesave të transparencës të përcaktuara nga GDPR.

Përveç kësaj, autoritetet e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën se si trajton të dhënat e përdoruesit për të qenë më transparent. /ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme