Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmet në Bagdad

Grupi militant Shteti Islamik tha se qëndron pas sulmeve me bomba që kanë tronditur të enjten Bagdadin, duke vrarë së paku 32 vetë dhe plagosur mbi 100, shkruan REL.
Në shënjestër kanë qenë myslimanët shiitë, thuhet në deklaratën që transmeton agjencia e lajmeve Amaq e grupit militant sunit.
Amaq tha në llogarinë e saj në aplikacionin Telegram se dy pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë hedhur veten në erë.
Sulmet kanë qenë më vdekjeprurëset në kryeqytetin irakian qysh në vitin 2018.
Ato kanë ndodhur në një treg në sheshin Tajaran, i cili ishte i mbushur me njerëz, pas pothuajse një viti kufizimesh të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më vonë, kur grupi militant Shteti Islamik ka fituar kontrollin mbi pjesë të mëdha të Irakut, militantët e tij gjithashtu kanë pasur në shënjestër Bagdadin.
Iraku e ka deklaruar të mundur Shtetin Islamik në fund të vitit 2018 pas një fushate trivjeçare, por grupi ka vazhduar të veprojë në shkretëtira dhe zona malore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




