Turqia dhe BM gati të nënshkruajnë paktin historik të tregtisë së lirë

Turqia dhe Britania e Madhe kanë vendosur të nënshkruajnë një marrëveshje historike të tregtisë së lirë të martën, njoftoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të Kabinetit.
“Pakti me BM, pak ditë para përfundimit të periudhës tranzitore të Brexit, do të jetë marrëveshja më e rëndësishme tregtare e Turqisë që nga Bashkimi Doganor i vitit 1995 me BE-në”, tha ai.
Erdogan theksoi se, nga 2021, fillon një epokë e re, në të cilën Turqia dhe BM do të fitojnë./atsh
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




