Protestat në Bjellorusi, policia arreston dhjetëra demostrues

Botë | 6 vite më parë

Policia e Bjellorusisë përdori topa uji dhe granata goditëse kundër demonstruesve të opozitës në Minsk, pasi lideri Alexander Lukashenko, ngjalli shpresa për ndryshime, pasi u takua me figura të burgosura të opozitës. Policë të veshur me të zeza, me minibusë pa shenja dalluese të policisë, ndërsa u sulën drejt protestuesve, duke i tërhequr zvarrë në tokë dhe duke i goditur me shkopinj.  “Të paktën në Minsk, u përdorën topa uji dhe granata trullosëse,” i tha AFP zëdhënësja e ministrisë së brendshme Olga Chemodanova. Pamjet e botuara nga njësitë lokale të lajmeve treguan oficerë të policisë të veshur me balaclava të zeza duke tërhequr protestuesit në furgonë të zi të pashënuar dhe duke rrahur protestuesit me shkopinjtë e tyre, në një tubim që tërhoqi mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit Minsk, raportojnë mediat e huaja. Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike, aleate e ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protesta dhe greva në rrugë që kur autoritetet njoftuan se udhëheqësi veteran Alexander Lukashenko kishte fituar një votim të 9 gushtit me një rezultat të dukshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme