Plani për energjinë dhe klimën, Ferruni: Transporti rrugor duhet të jetë me mjete elektrike

Ekonomi | 2 vite më parë

Plani Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e BE-së për Energjinë dhe Klimën është në konsultim publik dhe synon që deri në 2030-ën të ulë emetimin e gazrave serë.

Për ambjentalistin, Lavdosh Ferruni plani është i domosdoshëm.

“Kemi një detyrim ligjor që nga konventa e Parisit të 2016-tës që është ligj në Shqipëri që duhet reduktuar. Fokusi kryesor duhet të jetë që të mos shtohen emetimet e gazrave serë”, tha Ferruni.

Një element tjetër i rëndësishëm thotë Ferruni është trafiku i cili mund të zgjidhet vetëm me elektrifikimin e transportit rrugor.

“Trafiku është shumë i rëndësishëm pasi përbën rreth 60 përqind të këtyre emetimeve. Arritja e qëllimit është nëse do të shkojmë tek elektrifikimi i transportit”, tha Ferruni.

Për Ferrunin, objektivat e vendosura janë të arritshme deri në 2030.

“Shqipëria mund të jetë vendi i parë në Europë me 100 përqind të prodhimit dhe të konsumit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme“, tha Ferruni.

Plani kombëtar në vend për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të qytetarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme