Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Ekonomi | 2 vite më parë

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6 përqind në vit.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga specialisti i përfitimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë, Riza Ashimi, i cili thotë se ky muaj është një periudhë e mirë për të përfituar nga kjo hapësirë, edhe për të siguruar periudha kontributive, por edhe për të përfituar nga ulja prej 6 përqind në pagesë.

“Do të vijojë që sigurimi vullnetar të jetë në masë 21. 6 përqind të pagës minimale prej 40 mijë lekë. I vetmi ndryshim për këtë vit është se të gjithë personat që paguajnë kontribut të sigurimit vullnetar brenda muajit janar dhe mbulojnë periudha kontributive për gjithë vitin 2025 do të kenë një zbritje prej 6 përqind në vit. Ndërsa për çdo pagesë kontributi që do të paguajnë çdo muaj do të kenë zbritje ose 0.5 përqind për çdo muaj”, tha Ashimi.

Sigurimi vullnetar mbulon 3 fusha, atë për vitin aktual, për periudhën e kaluar si dhe sigurimin për më shumë të ardhura. Gjatë vitit të kaluar në këtë skemë sigurimi janë përfshirë gati 300 persona në qarkun e Korçës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme