Turizmi ndihmon konsumin – Tregtia e karburanteve, sektori me ndikimin më të madh

Ekonomi | 2 vite më parë

Në situatën që po kalon Shqipëria si pasojë e emigrimit dhe uljes së prodhimit, ardhja e turistëve të huaj po ndihmon në rritjen e konsumit në vend.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje me 6.4%, krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë.

Ndërsa në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve ka shënuar një rritje vjetore prej 5.6%.

Sa i përket  grupit “Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve ka regjistruar një rritje prej 5.3%.

Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësit tregtare të specializuara”, ka patur rritjen më të madhe prej 9.9% në tremujorin e tretë të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lidhur me  grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” shifrat zyrtare tregojnë se ka një rritje prej 5.7%.

Në rritjen vjetore prej 6.4%  në tregtinë me pakicë ky grup ka kontribuar me 2.1 pikë përqindje. 

Ndërsa pijet dhe duhani kanë një kontribut pozitiv me 1.7 pikë përqindje dhe tregtia me pakicë e hidrokarbureve me 2.6 pikë përqindje.

Volume i shitjeve përshtatur sezonalisht në grupin tregti me pakicë pa përfshirë hidrokarburet ka një rritje me 0.5%.

Në grupin ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara volume i shitjeve përshtatur sezonalisht ka kapur rritje me 0.9% kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Lidhur me artikujt jo ushqimor shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se ky grup ka pësuar rënie me 0.3 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Tregtia me pakicë e hidrokarbureve e përshtatur sezonalisht ka patur një volum shitjesh me një rritje prej 4.7 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme