Rritet kërkesa për produktet vendase, banorët: Çmimet janë të përballueshme

Ekonomi | 2 vite më parë

Në tregun agro-ushqimor të qytetit të Kukësit numri i blerësve është i lartë këtë periudhë.

Ajo çfarë mbizotëron në tezgat e tregut janë produktet vendase nga fshatrat. Më së shumti blerësit konsumojnë frutat dhe perimet e sezonit.

Për sa i përket çmimeve të produkteve, konsumatorët shprehen se janë të përballueshme dhe prodhimet vendore janë tepër cilësore.

“Konsumojmë frutat dhe perimet ende të fshatit. Janë bio. Janë prodhime të stinës,” shprehen ata.

Tregu i qytetit është i mbushur me blerës e kjo vjen edhe për shkak të afrimit të festave të muajit dhjetor. 

Gazetar: D. Shehu    

   

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme