Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike

Në përkujtim të shpalljes së pavarësisë në vitin 2012, Banka e Shqipërisë emetoi serinë e monedhave përkujtimore me tematikë “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”. Ato përmbajnë simbole të kësaj ngjarjeje historike: portretin e Ismail Qemalit, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, shqiponjën dykrenare të flamurit të ngritur më 28 Nëntor 1912 dhe dy duar të bashkuara, simbol i Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1878.
Monedhat janë të disponueshme për shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




