Kthehen paratë për profesionistët e lirë – Malaj: Rimbursimi brenda Dhjetorit. Rivlerësimi vitin e ardhshëm

Brenda muajit Dhjetor, profesionistëve të lirë do t’u kthehen pas 5 milionë euro të paguara si rrjedhojë e ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, por që u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.
Lajmi u dha nga Ministri i Financave, Petrit Malaj në konferencën e përbashkët me FMN dhe Bankën e Shqipërisë. Bashkë me rikthimin e parave do të falen edhe kamatëvonesat tha ai.
“Besoj që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë do të kemi një lajm pozitiv për të gjithë profesionistët e lirë , ku besoj brenda muajit Dhjetor do të kthehen fondet e marra nga profesionet e lira dhe do të fshihen të gjitha detyrimet e regjistruara përgjatë periudhës janar-korrik, që ligji ishte në fuqi” tha ministri Malaj.
Sipas Scan TV
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




