Strategjia e shërbimit inteligjent, Balluku: Sjell zhvillim ekonomik dhe krijon frymën e bashkëpunimit

Ekonomi | 4 vite më parë

“Strategjia e shërbimit inteligjent do të jetë një nga prioritetet e qeverisë”,  theksoi zv.kryeministrja, Belinda Balluku pasi implementimi i kësaj strategjie sipas saj do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe do të krijojë frymën e bashkëpunimit me biznesin dhe fushat e tjera.

Ndërkohë që me zhvillimin teknologjik, të rinjtë shqiptarë duhet të shohin vetëm të njëjtë në zhvillimit me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.

Strategjisë së Specializimit Inteligjent kombinon politikat industriale, arsimore dhe inovative duke i sugjeruar vendeve apo edhe qeverive të identifikojnë dhe të zgjedhin një numër të kufizuar fushash prioritare për investime të bazuara në njohuri, duke u fokusuar në pikat e forta dhe avantazhet e tyre krahasuese.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme