Kuvendi miraton me 70 vota ligjin e tatimit mbi të ardhurat

Ekonomi | 4 vite më parë

Mes debatesh, Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje (30 dhjetor 2023) gjatë seancës plenare ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

70 deputetë votuan “Pro” këtij ligji, ndërsa u rrëzua amendamenti i deputetes së PD-së Jorida Tabaku, për ndryshime në ligj ku parashikohej taksë zero për profesionistët e lirë duke filluar prej vitit 2025. 

Ligji i miratuar parashikon hyrjen në fuqi të tatimit për të vetëpunësuarit dhe entitetet në janar të 2024, ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

Lexoni: Rindërtimi/ Tabaku interpelancë me Ibrahimajn: Qeveria s’mbajti premtimet!

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme