Ibrahimaj: Ekonomia u rrit me 4.48 % gjatë 2022-shit. Sektori i ndërtimit në vendin e parë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në fjalën e saj në konferencën mbi treguesit e ekonomisë gjatë 3-mujorit të parë të vitit, ka deklaruar se ekonomia shqiptare po ecën me ritme pozitive, duke konfirmuar qëndrueshmërinë. Ibrahimaj bëri me dije se rritja ekonomike përgjatë 2022-shit rezultoi në nivelin 4.48 %, një rritje jashtë parashikimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Teksa shpjegoi se rritja ka qenë e shpërndarë në sektorët kryesorë të ekonomisë, Ibrahimaj u shpreh se sektori i ndërtimit shënoi një rritje prej 10.7%, tregtia 9.9%, bujqësia 0.06 % dhe industria 5.45 %.
“Rritja ekonomike, për vitin 2022 rezultoi në niveli 4.84 %. Rritja ka qenë e shpërndarë në gjithë sektorët e ekonomisë, sektori i ndërtimit me rritje 10.7%, tregtia 9.9%, bujqësia 0.06 % dhe industria me 5.45 %.
Kjo rritje prej 4.84% ka tejkaluar parashikimet e ministrisë. Ne parashikonim rritje 3.7% ashtu sikurse dhe FMN. BB parashikonte 3.5% dhe BERZH 3%.
Kjo rritje është ndikuar nga ecuria e 4 tremujorëve. Kjo rritje ishte më e larta e rajonit”, tha Ibrahimaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




