BE financon projektin IAP

Komisioni Europian pranoni kërkesën e Shqipërisë dhe merr përsipër financimin e një pjese të projektit Adriatiko-Jonian, IAP, duke lidhur terminalin lundrues të gazit të lëngshëm në Vlorë me pikën e daljes së projektit transballkanik në Fier
Lajmi i papritur, vjen pas shumë kohësh diskutimi me Komisionin Europian dhe BE.
Ai i sjell Shqipërisë një investim të rëndësishëm në kuadër të nismës së saj për t’u bërë eksportuese neto e energjisë.
Komisioni Europian ka vendosur në samitin e zhvilluar në Tiranë, me vendet e Ballkanit Perëndimor, që të mbështesë investimin e pjesës së parë të tubacionit të transmetimit të gazit të lëngshëm të naftës për gjatësinë e projektit Adriatiko Jonian IAP, nga Vlora deri në pikën e daljes të TAP në Fier. Vepra është 33 kilometra dhe është pjesa më e rëndësishme në territorin shqitpar.
Financimi i mësipërm është pjesë e financimit prej më shumë se 1 miliard euro që vendet e BE kanë planifikuar në ndihmë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të mbështetjes për përballimin e krizës energjetikë që vjen nga koinflikti Rusi-Ukrainë.
Shqipëria ka përfituar 85 milionë Euro në fazën e parë të këtij financimi. Ajo ka aplikuar edhe për dy projekte të tjerë të rëndëisishëm që pritet të financohen në kuadër të projektit të mësipërm, por që janë projekte ku konkurrohet mes të gjashtë vendeve për të marrë financimin e kërkuar.
RTSH do t’i bëjë të njohura në ditët në vijim projektet me të cilat ka aplikuar qeveria shqiptare për të përfituar fondet e planifikuara për Ballkanin Perëndimor.
Financimi i shumë pritur i IAP e bën tregun shqiptar të energjisë të përparojë, duke shënuar risi.
Shqipëria ishte vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që paraqiti një ankand për prodhuesit e energjisë së rinovueshme me mbështetjen e BERZH. Kështu, impiantet e mëdha të energjisë së rinovueshme, parashikohet të kenë një kohëzgjatje prej 15 vjetësh.
Një transformim i rëndësishëm vjen gjithashtu me krijimin e ALPEX, ndërsa shumë HEC -e të vegjël do ta kenë të vlefshme të hyjnë në treg duke përdorur gazin natyror si rezervë.
Referuar strategjisë së re, deri në vitin 2030, është planifikuar të vazhdohet me përfundimin e reformave të liberalizimit të tregut në kuadrin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Skenari i Promovimit të Gazit Natyror, parashikon që kërkesa për gaz natyror, për të gjithë sektorët, të jetë mbi 1520 Mm3, duke bërë që depërtimi i gazit natyror kundrejt furnizimit të përgjithshëm të burimeve primare të energjisë të arrijë në 20% deri në vitin 2030.
Në tregun e gazit në Europën Juglindore ka tre zhvillime me rëndësi: Serbia do të furnizohet tanimë me gaz rus nga Bullgaria përmes, Balkan Stream, një degëzim i gazsjellësit Turkish Stream. Furnizimet nga Azerbajxhani drejt Bullgarisë përmes gazsjellësit, Trans Adriatik, i njohur si gazsjellësi TAP, kanë shënuar fundin e monopolit të koncernit Gazprom në tregun bullgar.
Vënia në punë e terminalit të ri të lëvizshëm për gazin e lëngshëm, LNG në ishullin kroat, Krk me gazin amerikan, i cili u modifikua dhe u fut në rrjetin e tubacioneve të vendit, po ashtu është i lidhur me rrjetin europian. Korridori jugor i gazit tanimë është funksional me dy gazsjellës: TANAP dhe TAP. Përmes kësaj lidhjeje, gazi vjen në Shqipëri, ku tashmë po mendohet për një treg të domosdoshëm të gazit natyror.
Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë e SHBA-së përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Exxon Mobil&Excelerate Energy për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika në Shqipëri.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




