Shqipëria rrit eksportin e peshkut ton

Sektori i peshkimit në vend, vijon të shënojë risi. Për 8 muaj, kompania e njohur “Rozafa“, solli nga brigjet afro-afrikane në fermat e saj në detin Jon, koloni me peshk ton.
Që në nisje të këtij aktiviteti, bashkëpunimin e patën me Japoninë, ndaj dhe përfaqësuesi diplomatik i këtij shteti, ambasadori Takada Mitsuyuki, ishte në Sarandë për të parë nga afër ecurinë e gjithë procesit.
Kjo kompani, e cila tashmë zhvillon një cikël të mbyllur sa i përket kultivimit, gjuetisë, sistemimit dhe paketimit për eksport, tregun e ka të sigurt. Kontratat më të mëdha i ka me markatat më serioze të botës, e në shtetet më të zhvilluara, siç janë Japonia dhe SHBA-të.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




