A do të fitojë Shqipëria përballë Serbisë? Ja çfarë thotë Gianni De Biasi

Aktualitet | 1 vit më parë

Gianni De Biasi ka bërë një parashikim për ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Në emisionin “Një Shqipëri”, drejtuar nga Mentor Nazarko, De Biasi u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha vitet e fundit dhe se, nëse skuadra hyn në fushë pa frikë dhe luan me inteligjencë, mund të arrijë fitoren. “Është një ndeshje shumë e vështirë. Ata janë një ekip i fortë. Shqipëria ka bërë progres të madh vitet e fundit dhe ka shumë lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Nëse hyjmë në ndeshje pa frikë dhe luajmë me zgjuarsi, mund të fitojmë dhe të sigurojmë tre pikët e rëndësishme për klasifikimin tonë,” u shpreh De Biasi. Ndërkohë, gazetari Dëfrim Methasani theksoi se shqiptarët e dëshirojnë fitoren. “Çdo shqiptar dëshiron tre pikët, dëshiron fitoren. Madje, nuk pajtohet as me barazimin. Megjithatë, duhet të jemi realistë: Serbia është një skuadër më e fortë se ne,” tha Methasani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme