Abissnet Superiore në RTSH/ Protesta e opozitës sposton derbin, ndryshon edhe orari i ndeshjes Egnatia-Flamurtari

Abissnet Superiore | 7 muaj më parë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka disa ndryshime në kalendarin e javës së 32-të të kampionatit Abisnet Superiore. Derbi Dinamo-Tirana, që ishte planifikuar për tu zhvilluar të premten në orën 19:00 do të luhet të shtunën në të njëjtin orar, pasi të premten zhvillohet protesta e opozitës dhe Policia E Shtetit ka kërkuar që ky takim të mos zhvillohej atë ditë.

Ndryshon edhe orari i ndeshjes Egnatia-Flamurtari, që ishte planifikuar të luhej të shtunën  në orën 19:00. Ky takim do të zhvillohet po ditën e shtunë, por në orën 16:00.

Nuk ka ndryshime përsa i përket sfidave të tjera të javës së 32-të të kampionatit.

Abissnet Superiore- Java e 32-të

E shtunë 18 prill

Vora-Vllaznia                                     16:00

Egnatia-Flamurtari                           16:00

Teuta-Elbasani                                   19:00

Dinamo-Tirana                                  19:00

E diel 19 prill

Partizani-Bylis                                    19:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme